
“Në dëshpërim e sipër për humbjen e sigurt që i pret në 23 qershor, Saliu, Luli e gjithë c’vinë poshtë Saliut e Lulit, po përpiqen t’i fryjnë dasive fetare e krahinore.
Për ca vota më tepër po përpiqen t’i ndajnë shqiptarët në myslimanë e të krishterë, në veriorë e jugorë”.
Kështu ka shkruar në profilin e saj në Facebook Partia Socialiste, duke akuzuar Berishën se po ndanë shqipëtarët.
Gjithashtu në mesazh shtohet: “Prandaj ky vend ka nevojë për Rilindje, që të clirohet nga disa sharlatanë që për interesat e tyre të ngushta politike nuk hezitojnë të sulmojnë në mënyrën më të paskrupullt as harmoninë dhe bashkëjetesën mes shqiptarëve.