
në Shqipëri mbrëmë i dhanë fund fushatës zgjedhore për zgjedhjet
parlamentare të së dielës. Dita e shtunë është heshtje zgjedhore,
ndërsa të dielën shqiptarët do të japin votën e tyre në qendrat e
votimit që do të hapen nga ora 07.00 e mëngjesit. Partitë politike
mbrëmë përmes mitingjeve kryesore kanë mbyllur fushatën njëmujore,
duke mbajtur tubimet qendrore në qendrat më të mëdha të vendit.
Partia Demokratike i dha fund fushatës me një miting në sheshin
"Nënë Tereza" në Tiranë, ku më pas vijoi një koncert festiv. Ndërsa
Partia Socialiste mbylli fushatën në Shkodër dhe më pas në Vlorë.
Partitë e tjera politike gjithashtu mbyllën fushatën përmes mitingjeve
finalizuese dhe takimeve me qytetarët dhe forma të tjera të fushatës.
Në votimet e 23 qershorit gara kryesore do të zhvillohet midis dy koalicioneve
politike, të djathtëve dhe të majtëve. Koalicioni i së majtës i quajtur
“Aleanca për Shqipërinë Evropiane” e udhëhequr nga Partia Socialiste
tubon rreth 40 parti politike. Ndërsa koalicioni ““Aleanca për Punësim,
Mirëqenie dhe Integrim” i udhëhequr nga PD tubon 24 parti politike.
Në garën zgjedhore janë edhe partitë e tjera politike LSI, FRD, Aleanca
Kuq e Zi dhe partitë tjera më të vogla. Ndërsa kësaj gare i janë bashkëngjitur
edhe deputetë të pavarur mes tyre politikanët e njohur si Arben Malaj,
Nikollë Lesi, Dritan Prifti dhe emra tjerë në disa qarqe. Këto janë zgjedhjet
e teta parlamentare që nga demokratizimi dhe fillimi i pluralizmit politik
në Shqipëri. Gjithsej mbi 3.1 milion zgjedhës janë të regjistruar për votimet
e 23 qershorit. Për herë të dytë zbatohet sistemi zgjedhor proporcional-rajonal.
Vendi është ndarë në 12 qarqe prej ku do të dalin 140 deputetët e parlamentit
të ri. Përveç vëzhguesve lokalë, rreth 550 vëzhgues ndërkombëtarë nga
OSBE-ODIHR, Këshilli i Evropës, Parlamenti Evropian, NATO dhe BE
do të ndjekin nga afër zgjedhjet. Këto zgjedhje konsiderohen si një test i
rëndësishëm për demokracinë në Shqipëri dhe integrimet evropiane.
Political parties in Albania last night ended the campaign for Sunday's
parliamentary elections. The Saturday's election silence, while Sunday
Albanians will cast their votes at polling stations will be open from 7:00
o'clock in the morning. Political parties yesterday through major rallies have
ended the month-long, holding rallies in central major centers of the country.
Democratic Party campaign ended with a rally in the "Mother Teresa" in Tirana,
where he later attended a concert. While the Socialist Party campaign ended in
Shkodra and Vlora later. Other political parties also closed finalizing campaign
through rallies and meetings with citizens and other forms of campaigning. On June
23 polls main contest will be held between the two political coalitions, the right and left.
Coalition of the Left called "Alliance for European Albania" led by the Socialist Party
gathers around 40 political parties. While coalition "" Alliance for Jobs, Welfare and
Integration "led by PM gathers 24 political parties.