Sprinteri amerikan Tajson Gej, gjatë eliminatoreve amerikane të atletikës ka shënuar kohën më të mirë edhe në vrapin e 200 metrave. Gej 200 metra i përshkoi me kohën 19.74 sekonda, ashtu që për 5 të qindtat kishte kohë më të mirë se atë që e kishte shënuar Usain Bol. Në ekipin kombëtar amerikan në vrapin e 200 metrave në botërorin e atletikës i cili do të mbahet në Moskë do të jenë edhe Isiah Jong dhe Kurtis Miçel. Në eliminatoret amerikane të cilat po zhvillohen në Ohajo, Tajson Gej kishte shënuar kohën më të mirë të sezonit edhe në vrapin e 100 metra.
Futbollisti argjentinas Jose Jimenez, përfundimisht është personi më i urrejtur i organizatave për mbrojtjen e shtazëve....
Gjatë zhvillimit të ndeshjes në Tucuman mes San Juan dhe Bella Viste në terren pa pritma ishte futur një qen, të cilin Jose Jimenez vendosi ta nxjerr nga fusha e lojës. Ai qenin e pafajshëm e kapi për fyti dhe u orvat ta hedhë mbi tela jashtë fushës. Qeni godi telat mbrojtës dhe sërish u kthye në fushën e lojës. Futbollistët kundërshtar menjëherë e sulmuar futbollistin Jimenez, u tërbuan edhe futbollist. Krejt fare në fund reagoi edhe referi i ndeshjes i cili për këtë veprim jo human me karton të kuq e përjashtoi nga loja Jimenezin.